Adrian Shtuni thotë se Kosova dhe Bosnja janë të cenueshme nga radikalizimi

Lajme

Adrian Shtuni thotë se Kosova dhe Bosnja janë të cenueshme nga radikalizimi

Më: 4 mars 2024 Në ora: 16:45
Adrian Shtuni

Në dritën e konfliktit në Gazë, Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë, paralajmëron për ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ai thotë se polarizimi social dhe politik që ekziston në këto dy vende, mund të çojë në radikalizëm dhe dhunë politike.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore kudo në Ballkan, e veçanërisht ndërmjet Kosovës e Serbisë, është shumë i rëndësishëm”, thotë Shtuni, studiues i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ai shton se Kosova “ka mësuar shumë nga përvoja me luftëtarët e huaj që shkuan në Siri e Irak”, por thekson se rreziku për rekrutime të reja në Lindjen e Mesme vazhdon ende.

Shtuni, javë më parë, publikoi edhe një analizë të veten për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – dhe implikimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat