Djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova” dyshohet për plagosjen e dy personave në Gjakovë

Lajme

Djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova” dyshohet për plagosjen e dy personave në Gjakovë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:21
Ish-kryeshefi i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti

Pak para mesnatës, të shtunën ka ndodhur një incident në një lokal në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se ndodhi nje konflikt mes disa personave dhe pati edhe të shtëna me armë. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia dhe janë zbuluar detajet e para.

Siç mëson media, rasti dyshohet se ka ndodhur në lokalin “Republika” në Gjakovë, ku për motive akoma të panjohura, një person ka pasur mosmarrëveshje me dy persona.

Në bazë të informacioneve që dihen deri më tani, media ka mësuar se në rast është i përfshirë Shkelzen Ahmeti – djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova”, Ismet Ahmetit.

Raportohet se Ahmeti po dyshohet se ka përdorur armën dhe për pasojë janë plagosur dy persona, që po ashtu dyshohet të jenë të përfshirë në incident.

Për përleshjen verbale që eskaloi është vënë në dijeni edhe Policia e Kosovës, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat