Ndahet nga jeta mjeku vushtrrias, sot i jepet lamtumira e fundit

Lajme

Ndahet nga jeta mjeku vushtrrias, sot i jepet lamtumira e fundit

Më: 11 mars 2024 Në ora: 11:14
I ndjeri Fehmi Haxhaj

Mjeku vushtrrias, Fehmi Haxhaj, është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme.

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot në varrezat e qytetit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, si dhe Komuna e Vushtrrisë.

Në njoftim thuhet se kryetari i komunës, Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Haxhaj, pas ndarjes nga jeta të familjarit të doktorit.

Haxhaj për një kohë të gjatë punoi në QKMF-në në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat