E dhimbshme: Ky është vushtrriasi që humbi jetën nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Lajme

E dhimbshme: Ky është vushtrriasi që humbi jetën nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 07:16
Mentor Merovci

Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në hyrje të Vushtrrisë, ka humbur jetën një person. I ndjeri mori lëndime serioze dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Mësohet se viktima është vushtrriasi Mentor Merovci, i cili vdiq teksa po trajtohej në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjete sociale.

Lajmin për aksidentin fillimisht e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat