I jepet lamtumira e fundit humanistit, Mentor Merovcit nga Vushtrria

Lajme

I jepet lamtumira e fundit humanistit, Mentor Merovcit nga Vushtrria

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:31
Mentor Merovci

Sot në Doberllukë i është dhënë lamtumira e fundit humanistit të njohur shqiptar, Mentor Merovci.

Media raporton se në ceremoninë mortore të tij kanë marrë pjesë dhjetëra familjarë e të afërm të Merovcit.

Merovci vdiq pasi u përfshi në një aksident me veturë, mbrëmë.

Aksidenti ndodhi në hyrje të Vushtrrisë ku u përfshin 3 vetura – dy prej të cilave kanë pësuar më shumë.

“Qe një ide me fitu shumë sevape këtë Ramazan. Me dal në vakt iftari e me shpërnda ujë e hurma në kolonë prej Vushtrrisë deri Stanovc… se neve e mitrovicalit qitu na nxen iftari”, kishte shkruar Merovci pak para se të ndodhte ngjarja tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat