Njeriu që kishte shërbyer si “karrem” para se Sandulloviqi të rrëmbehej nga shërbimi sekret, sërish kërcënon politikanin serb

Lajme

Njeriu që kishte shërbyer si “karrem” para se Sandulloviqi të rrëmbehej nga shërbimi sekret, sërish kërcënon politikanin serb

Më: 18 mars 2024 Në ora: 20:18
Nikola Sanduloviq

Politikani serb Nikolla Sandulloviq i cili u rrah nga Shërbimi Sekret serb gjatë 3 janarit, pasi vendosi lule mbi varrin e një vajze shqiptare të vrarë nga forcat serbe në luftën në Kosovë, ka bërë një postim interesant në profilin e tij në X, duke treguar se kush ishte njeriu që e “joshi” para shtëpisë së tij para se të rrëmbehej nga inteligjenca serbe.

“Kush është njeriu që ‘joshi’ Nikolla Sanduloviqin para shtëpisë së tij kur u rrëmbye nga shërbimi sekret serb më 3 janar? I njëjti njeri po telefonon përsëri, duke dërguar kërcënime të reja me vdekje, duke thënë se do të vijnë përsëri”, ka shkruar Sandulloviq.

Ai madje ka pyetur nëse është informuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq lidhur me kërcënimet e reja dhe sulmet e ardhshme apo sërish do të pretendojë se gjithçka ishte një gënjeshtër.

“A është informuar Vuçiqi për kërcënimet e reja dhe sulmet e ardhshme apo sërish do të pretendojë se gjithçka ishte një gënjeshtër? Këtë herë është e dukshme një fytyrë e burrit”, shtoi politikani serb.

Në anën tjetër, vajza e tij Klara tha në “Good Morning Albanians” se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger-it.

Sipas saj personi që po e kërcënon të atin, është i njëjtë me atë që e kërcënoi më parë dhe e “tërhoqi” të dilte nga shtëpia ditën kur u rrëmbye dhe u rrah barbarisht. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat