“Vuçiq më 5-6 Maj do ta mbajë Kuvendin për të ashtuquajturën ‘bota serbe’”

Lajme

“Vuçiq më 5-6 Maj do ta mbajë Kuvendin për të ashtuquajturën ‘bota serbe’”

Më: 20 mars 2024 Në ora: 22:34
Aleksander Vuçiq

Analisti nga Mali i Zi, Sami Flamuri, deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik dhe patriarku, Porfirije Periç, me 5-6 Maj, do ta bëjnë Kuvendin e Pashkëve, i cili ka të bëjë me të ashtuquajturën “bota serbe” e që do të ndërlidhet me gjendjen në Kosovë.

Analisti tha se gjatë ditës së sotme në Beograd janë takuar që të tre, ku kanë diskutuar për organizimin dhe mbajtjen e këtij Kuvendi.

“Sot në Beograd është takuar presidenti Vuçiq me patriarkun për thirrje dhe Millorad Dodik, ata me datën 5-6 Maj, do ta bëjnë Kuvendin e Pashkëve, i cili do të merret pikërisht me atë që ata e quajnë “bota serbe”, e cila ka të bëjë pikërisht me Kosovën dhe  gjendjen në Kosovë. Mali i Zi është pothuajse e mbuluar në botën serbe, sepse para 1 jave ne kemi pasur presidentin Dodik, i cili u takua me kryeparlamentarin e Kuvendit të Malit të Zi, i cili është pro serb dhe pro rus, e pikërisht këtu ishte kyçi se Mali i Zi vetëm është në sferën pro ruse dhe pro serbe, e si e tillë kemi një problem jashtëzakonisht të madh këtu në Mal të Zi”, potencoi Flamuri në emisionin “Këndi i Debatit”.

Flamuri tha se Mali i Zi tashmë është përfshirë në sferën pro ruse dhe serbe, e që e konsideroi si mjaft problematike për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat