Policia shpall në kërkim biznesmenin nga Podujeva, i ‘shpëtoi’ arrestimit gjatë një aksioni në janar

Lajme

Policia shpall në kërkim biznesmenin nga Podujeva, i ‘shpëtoi’ arrestimit gjatë një aksioni në janar

Më: 29 mars 2024 Në ora: 17:03
Bedri Batatina

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një biznismen nga Podujeva, i cili dyshohet se është përfshirë për veprat penale ‘Mashtrimi në detyrë, ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, pas një aksioni nga Policia që çoi në arrestimin e 13 personave të tjerë.

Media mësoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për biznesmenin llapjan, Bedri Batatina, i cili nuk ishte hasur nga Policia gjatë këtij aksioni, të zhvilluar në janar.

Policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

Prishtinë, më 29 mars 2024

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime në një rast penal. Gjatë procedurës së hetimit edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet prezenca e njërit prej të dyshuarve, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi” .

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar, me qëllim të pranimit të informacione në lidhje me identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.

Personit i dyshuar është:

• Bedri (Fazli) Batatina i lindur me 03.06.1984, banues në rrugën “Ali Ajeti” Podujevë:

Policia, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë), apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat