Jevtiq: Pres që komuniteti ndërkombëtar ta parandalojë Kurtin t’i dëbojë të gjithë serbët

Lajme

Jevtiq: Pres që komuniteti ndërkombëtar ta parandalojë Kurtin t’i dëbojë të gjithë serbët

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:08
Dallibor Jevtiq

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një çështje me rëndësi jetike për serbët e Kosovës, sepse përmes tij mund të zgjidhin probleme të shumta, siç është “heqja e dinarit dhe transaksioneve të pagesave me dinarë”.

Ai ka thënë se “shpreson se komuniteti ndërkombëtar do të pengojë regjimin e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti të dëbojë të gjithë serbët”.

“Çdo ditë e më shumë po bëhet më vështirë për shkak të vendimit për heqjen e dinarit, por edhe vendimeve të mëparshme të regjimit aktual në Prishtinë, i cili po bën gjithçka për t’i detyruar serbët të largohen nga Kosova. Ne po “paralajmërojmë” përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar sepse ne konsiderojmë se ata janë përgjegjës për parandalimin e “një fatkeqësie humanitare” që mund të na ndodhë, presim që të arrihet një zgjidhje lidhur me Rregulloren e BQK-së lidhur me heqjen e dinarit, të arrihet një marrëveshje që do t’u mundësojë serbëve të Kosovës që të mund t’i marrin të ardhurat nga buxheti i Serbisë”, ka thënë Jevtiq.

Ai përkujtoi se dje ishte 1 prilli dhe dy muaj pa dinarë në Kosovë.

“Më të moshuarit dhe të sëmurët që nuk mund të shkojnë në Serbi tregojnë vazhdimisht pozitën e tyre të vështirë. Ne po bëjmë “gjithçka” së bashku presidentin tonë Aleksandar Vuçiq për të ndihmuar në zgjidhjen ose zvogëlimin e problemit, duke pritur që në Bruksel më 4 prill të ketë një zgjidhje. Ne e dimë dhe nuk presim që Prishtina do të bëjë diçka për këtë, por shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar ta bëjë këtë për të penguar Kurtin “të dëbojë serbët”. Kemi pasur garanci të ndryshme se veprimi i komunitetit ndërkombëtar do t’i parandalojë veprimet dhe vendimet e dëmshme që merr Kurti, por komuniteti ndërkombëtar i lejon Kosovës shumë gjëra, gjë që dëshmon se situata është absurde, kështu që Kosova u shpërblye për diçka që nuk duhet, ndërsa përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA na dërguan mesazhe tjera në takime”, ka pretenduar Jevtiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat