Jabllanoviq u kërkon serbëve të veriut të Kosovës të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë

Lajme

Jabllanoviq u kërkon serbëve të veriut të Kosovës të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:09
Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut të Kosovës që ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Partia e Serbëve të Kosovës, bëri thirrje që qytetarët serbë të injorojnë të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin.

Sipas tyre, kjo është dëshirë e Albin Kurtit për të parë se sa serbë ka arritur të dëbojë nga Kosova.

“Ju bëjmë thirrje serbëve tanë që ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit. shmangni dhe injoroni të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të parë se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021”, shkruhej në postim.

Ndër të tjerash, përmes postimit ata kanë reaguar edhe për faturat e energjisë elektrike, duke i cilësuar ato si joreale.

“Faturat jorealisht të larta që marrin qytetarët, janë të papranueshme dhe kërkojmë nga “Elektro Veriu” t’i rishikojë urgjentisht dhe t’i përafrojë me konsumin real. Kërkojmë që “Elektro Veriu” të përmbushë premtimin e dhënë qytetarëve për të paguar faturat paushall prej 21.60 € në fund të prillit 2024”.

Ndryshe, më 5 prill në Kosovë do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare.

Regjistrimi i popullsisë parashihet të përfundojë pas më shumë se një muaji, konkretisht më 17 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat