“Duhet t’i frikësoheni Zotit”, hoxha alarmon lokalet për çmimet e larta të iftarit

Lajme

“Duhet t’i frikësoheni Zotit”, hoxha alarmon lokalet për çmimet e larta të iftarit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:16
Hoxhë Labinot Maliqi

Ndonëse në ditët e fundit, muaji i Shenjtë i Ramazanit, u përcoll me çmime e oferta bombastike. Një ndër traditat e kohëve moderne është që iftarin që më parë e kalonim në shtëpitë tonë, apo të ftuar nëpër shtëpitë e familjarëve të ngushtë, tash ftesat bëhen për në lokale e restorante.

Por, çmimet për të cilat nuk la qytetarë pa u ankuar, nëse vërtetë janë të fryra, a do të ishte haram?

Hoxhë Labinot Maliqi thotë se bizneset të cilët përmes çmimeve të lartë kanë tentuar të përfitojnë financiarisht nga muaji i Shenjtë i Ramazanit, duhet ta kenë frikë Zotin.

Hoxha thekson edhe një fakt tjetër. Sipas tij, cmimet e larta bëjnë që familjet me kushte jo të mira ekonomike, të diskriminohen dhe të lihen jashtë këtyre skemave.

Përveç frikës nga Zoti, duket se bizneset kanë harruar të kalkulojnë edhe një fakt tjetër shumë me rëndësi.

Sipas Lulëzim Beqirit, njohës i ekonomisë, çmimet aktuale të këtyre menyve të iftarit, të cilat sillen nga 18 e deri në 30 euro, të cilat janë të destinuara vetëm për një person të vetëm nuk përkojnë më standardin e jetës në Kosovë.

Madje, për të arsyetuar çmimin, duket se bizneset e kanë gjetur një formë kreative duke shtuar te lista e menysë, përveç pjatës kryesore, ujin, hurmën e supën.

Krejt kjo renditje produktesh sipas njohësit të ekonomisë, Lulzim Beqiri bëhet me qëllim tendencioz.

Sipas tij, çmimet e ofertave gjatë Ramazanit, janë jashtëzakonisht të larta krahasuar me pagën mesatare në Kosovë.

Mendim tjetër ka Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, të cilët thonë se darka në lokale për Ramazan është çështje luksi.

Madje, Vrainca tregohet i drejtpërdrejt duke thënë se nëse qytetarëve iu duken të larta këto çmime, atëherë mund të mos i frekuentojnë ato vende.

Këtë qëndrim të Vranicës si përfaqësues i Gastronomëve, e ka kundërshtuar Beqiri si njohës i ekonomisë, pasi sipas tij një gjë e tillë nënkupton që vetëm shtresa e pasur mund të ha iftar jashtë shtëpisë.

Të shtrenjta apo jo, lokalet ishin të stërmbushura me qytetarë gjatë këtij muaji të Ramazanit. Qytetarët morën menytë e iftarit, bizneset morën parat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat