Avokati i familjes Kurtaj: Shoferi ka qenë i dehur në momentin e aksidentit me Kosovaren

Lajme

Avokati i familjes Kurtaj: Shoferi ka qenë i dehur në momentin e aksidentit me Kosovaren

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Kosovare Kurtaj ka vdekur në vitin 2010 në atë që është raportuar si aksident trafiku në Milloshevë.

Në veturë ajo ishte së bashku me një person tjetër, të cilin familja e së ndjerës thotë se nuk e njeh dhe janë duke i bërë hetimet e rastit në fjalë.

Avokati i familjes Kurtaj, Ramë Dreshaj, në emisionin Kosova Today u shpreh se prokuroria është e shurdhër, sepse sipas tij, kanë dyshime të bazuara mirë.

“Nga shoferi që ishte në veturë me Kosovaren nuk kam mundur asnjëherë të nxjerrë ndonjë gjë. As ai vet nuk di të shpjegojë çfarë lidhje ka pasur me Kosovaren”.

“Në momentin e aksidentit ai ka pasur në gjak 1.11 promil alkool, e si e shpjegon shkenca, me 1.11 promilë kur personi është në automjet shkon zig-zag, e ai ka mbërritur nga Mitrovica e në Milloshevë dhe nuk ka ngecur diku tjetër, por erdhi deri në Milloshevë”, shprehet avokati Dreshaj.

“Para organeve hetuese shoferi thotë: ‘Nuk di, s’më kujtohet asgjë’, mirëpo ai ka dal nga aksidenti pa asnjë lëndim, ndërsa e ndjera ishte plot me lëndime, me tre thyerje prapa kafkës”, shtoi Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat