Ministria e jashtme ruse dënon përpjekjet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme

Ministria e jashtme ruse dënon përpjekjet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Nga: F.B. Më: 8 prill 2024 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Përpjekjet e vazhdueshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës tregon degradimin që i bëhet kësaj organizate, kanë thënë për “RIA Novosti” zyrtarë të ministrisë së jashtme ruse, transmetojnë “RTS” dhe “Bota Sot”.

"Me këtë Kosova ka bërë edhe një hap afër pranimit, por jo hapin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Përpjekjet e rreshtuar që Kosova të anëtarësohet në KE është edhe një dëshmi për degradimin e Këshillit”, thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse.

Ky reagim rus është pritur duke ditur politikën që Federata Ruse ka zhvilluar karshi Kosovës prej kohës së Millosheviçi, operacionit të NATO-së por edhe misionit paqeruajtës së OKB në Kosovë.

Në kumtesë thuhet edhe se “autorët e kësaj iniciative kanë shkel shumë lehtë Konventën e Këshillit të Evropës dhe qëllimin e krijimit të saj për forcimin e unitetet mes popujve evropian".

"Ky është rregullim i bazuar në rregulla në vepër” - thuhet në kumtesën ruse.

Siç dihet Komitetit për çështje politike dhe demokraci i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës (PSSE) kohë më parë ka pranuar rekomandimin që Kosova të ftohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapi pasues është me 15 prill, ndërsa final pritet të jetë në maj.

Në harmoni me rregulloren në fuqi, ky dokument do të jetë në rend dite të shqyrtimit në seancën plenare të Kuvendit Parlamentar.

Po ashtu, dihet se Federata Ruse është përjashtuar nga kjo organizatë pas agresionit fhe invadimit në Ukrainë, ndërsa Serbia ka paralajmëruar reagim dhe kundërshtim të pranimit dhe shqyrtim të largimit nga KE, nëse pranohet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat