​Rasti “Subvencionet VI”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 16 personave

Lajme

​Rasti “Subvencionet VI”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 16 personave

Më: 12 prill 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndaj 16 të pandehurve E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B, S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., në rastin “Subvencionet VI”.

Aktakuza është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë, falsifikimi i dokumentit zyrtar, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe mashtrimi me subvencione.

Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër shtatë të pandehurve në cilësinë e personave zyrtarë, prej tyre pesë të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një zyrtar në Komunën e Ferizajt dhe një zyrtar në Komunën e Vitisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat