Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Lajme

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Më: 13 prill 2024 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë, anketa e fundit është munduar të kuptojë shkëmbimet që qytetarët kanë me njëri tjetrin në të dy vendet.-

Pyetja e parë ka dashur të kuptojë lëvizjet dhe vizitat reciproke në të dy vendet.

Pyetjes “Kur ka qenë hera e fundit që keni vizituar Kosovën /Shqipërinë i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dy anët e kufirit dhe nga përgjigjet rezulton se janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë, raporton euronews.al.

Janë 50,4 për qind e të anketuarve në Shqipëri që kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë“ në këtë pyetje dhe vetëm 10 ,7 për qind e të pyeturve në Kosovë kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë” në këtë pyetje.

Nga sa duket edhe nga shifrat, është e qartë se lëvizjet e qytetarëve nuk janë edhe aq të shpeshta, sepse opsionin që të kenë vizituar vendet respektive në tre muajt e fundit e kanë zgjedhur si përgjigje vetëm 5.5 për qind e shqiptarëve në Shqipëri dhe 10.4 për qind e qytetarëve në Kosovë.

Ata që kanë bërë vizita në 6-12 muajt e fundit janë 9.7 për qind shqiptarë në Shqipëri dhe 31.6 për qind e të pyeturve në Kosovë.

Image
Statistika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat