Vuçiq kërcënon ndjekjen e secilit shqiptar që rrezikon rregullimin kushtetues të Serbisë – ka dërguar letra shumë vendeve të perëndimit

Lajme

Vuçiq kërcënon ndjekjen e secilit shqiptar që rrezikon rregullimin kushtetues të Serbisë – ka dërguar letra shumë vendeve të perëndimit

Nga: F.B. Më: 14 prill 2024 Në ora: 16:04
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka fol sot rreth presioneve të mëdha ndaj Serbisë, ditëve dhe periudhës së vështirë posaçërisht lidhur me rezolutën e OKB-së për shpalljen popull gjenocid në rastin e Srebrenicës por edhe pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërkohë ndërlidhur me akuzën e serbit të arrestuar dje për rrezikim të rregullimit shtetëror të Kosovës, kërcënoi se përmes prokurorisë do ndjek secilit që shkel rregullimin e Serbisë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Lidhur me arrestimin e Sofrenijeviç, ai akuzoi se arrestimin e kryen banditët të ndihmuar nga BE dhe ShBA, që mbulojnë secilin vendim kriminal të Kurtit. Pasi ata po thirren në rregullimin kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës, ne nuk mund të shkelim rregullimin kushtetues të Serbisë. Të gjithë ju që shkelni do të përgjigjeni të gjithë shqiptarët. Nuk mundet që serbët të arrestohen për atë e mos të ketë përgjigje, nuk do shihni atë film, nuk do ju pyesim as dëgjojmë asgjë, jam ngi me gënjeshtrat tuaja, do punojmë vetëm për interesat tona” tha ai duke ju drejtua bashkësisë ndërkombëtare.

“U arrestua njeriu i plagosur, nga policia e atje mund të jenë vetëm policët rajonal serb sipas rezolutës dhe po ndiqet për rrënimin e rregullimit kushtetues të Kosovës” tha ai duke kërcënuar se edhe ne do ndjekim secilin që shkel rregullimin e vendit tonë.

Vuçiç shtoi se “kur prokuroria të nis të kryej punën e saj e kjo do ndodhë nga java që vjen, të gjithë ata që rrënojnë rregullimin kushtetues të Serbisë dhe gjenden atje ku kemi pushtet do ndiqen, arrestohen edhe procedohen” kërcënoi hapur ai.

Duke përmendur presionet në rritje, situatën aktuale globale dhe situatën në lidhje me rezolutën për Srebrenicën dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ai theksoi se iu ka dërguar letra të gjitha vendeve anëtare të KE-së.

“Kam shkruar 14 letra të ndryshme personale, secilit i jam drejtuar, në një mënyrë atyre që janë pranues të Kosovës dhe në mënyrë tjetër atyre që nuk e kanë pranuar Kosovën, posaçërisht atyre vendeve që janë me ndikim” tha Vuçiç.

Sipas tij këto letra janë dërguar tashmë, ku “kam kërkuar të shqyrtohet edhe njëherë vendimi i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, që do mbahet brenda dy ditëve. Kam kërkuar që vendimi në Komitetin e ministrave të jetë ndryshe”.

Vuçiç tha se “Është e qartë se në Kosovë çdo gjë është pa sundim ligji, atje kryeht terror dhe nuk është formuar asociacioni i komunave tash e 11 vjet. Posaçërisht kam ndal në mashtrimin me të cilin do shërbehen me 10 maj, kur do dërgohet drafti i statutit të asociacionit të komunave” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat