Shqiprim Arifi me akuza të rënda: Njerëzit e Kurtit bashkëpunuan me Vuçiqin për të më shkarkuar

Lajme

Shqiprim Arifi me akuza të rënda: Njerëzit e Kurtit bashkëpunuan me Vuçiqin për të më shkarkuar

Më: 21 prill 2024 Në ora: 15:05
Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi, shqiptari që shërbente si kryetar i Komunës së Preshëvës, është shkarkuar nga detyra me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania Arifi tha se shkarkimi i tij është nga Vuçiç në bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Ata që e udhëheqin teknikisht komunën e Preshevës janë të gjithë bashkëpunëtorët e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Ka një bashkëpunim Vetëvendosje me partinë e Vuçiç që dihej, por me shkarkimin tim ka dalë në pah në publik. Pa pasur vendosur Vetëvendosja që të marrin pjesë në udhëheqjen teknike nuk do të ishte shkuar deri te shkarkimi im.

Është partia e Ardita Sinanit dhe Shaip Kamberit, Ragmi Mustafa, që është i vetmi shqiptar në të gjitha trevat që i ka dhënë mirënjohje Vuçiçit. Tani e kemi një dokument që dëshmon atë që deri tani shihej si teori konspirative. Vuçiç më shkarkoi në bashkëpunim me Kurtin, po më mirë të shkarkohem nga Vuçiç se ta lë pushtetin për shkak të aferave korruptive si të Kurtit në Kosovë”, tha Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat