Arifi: Kurtit dhe Vuçiqit iu ka penguar zëri im kritik, më eliminuan në bashkëpunim me njëri-tjetrin

Lajme

Arifi: Kurtit dhe Vuçiqit iu ka penguar zëri im kritik, më eliminuan në bashkëpunim me njëri-tjetrin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:08
Shqiprim Arifi

Më 20 prill është shkarkuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Po në këtë muaj, dy vite më parë u bë për herë të tretë kryetar i komunës më të madhe në Luginë.

Pas zgjedhjeve lokale në vitin 2016, ai ishte zgjedhur për herë të parë kryetar i Preshevës, ndërsa në vitin 2018 u rizgjodh sërish.

Në orët e vona të së shtunës, u shkarkua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kështu thotë vetë Shqiprim Arifi.

Arifi deklaroi se shkarkimi i tij u bë pa formë ligjore dhe asnjë njoftim zyrtar.

Sipas tij, Vuçiqi këtë e bëri për arsye politike e jo teknike.

Ai thotë se ky shkarkim erdhi 24-orë para referendumit  në veri të Kosovës, dhe kjo tregon që ai vendos se kush të shkarkohet e kush jo.

“Shkarkimi im është bërë në formë jo ligjore dhe pa asnjë njoftim zyrtar dhe nuk ka asnjë arsye teknike për t’u shkarkuar, por për arsye politike.

Para një jave Vuçiqi ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës  që të arrestohen nëse e shkelin Kushtetutën e Serbisë pas tre dite më është dërguar nga Gjykata serbe vendimi për dënimin për vendosjen e flamurit shqiptar për 28 nëntor dhe 24 orë më vonë në ora 23:00 jam shkarkuar nga posti i kryetarit dhe 24 orë para referendumit në veri të Kosovës. Vuçiqi po tregon qartë se ai vendos ritmin politik se kush ku shkarkohet në veri nuk e lejoj”, u shpreh Arifi për Front Online.

 Në shkarkimin e kryetarit të Preshevës, Arifi pretendon se ka gisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se disa shqiptarë janë bashkëpunëtorë të Kurtit që mundësuan shkarkimin e tij bashkë me Vuçiqin.

“Shkarkimi i Vuçiqit nuk ka mundësi të bëhet realitet pa pasur dikë nga shqiptarët politik në Luginë të cilët më zëvendësojnë mua deri në zgjedhje e radhës e këta shqiptarë janë të gjithë bashkëpunëtorë dhe këshilltarë të Albin Kurtit dhe këta nuk kanë mbajtur të marrin pjesë në shkarkimin tim pa aprovimin e Kurtit se Vetëvendosja koordinohet me Serbinë që shkojnë në dëm të shqiptarëve kudo qofshin”, ka deklaruar Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat