Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Lajme

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Më: 23 prill 2024 Në ora: 20:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Familjarët sot kanë hapur të pame, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të flasin para kamere dhe e demantuan këtë raport të Policisë. Më vonë Drejtoria Rajonale Policore në Gjakovë, për televizionin konstatoi se e njëjta është rrëzuar nga shkallët e hyrjes së shtëpisë.

Në oborrin e shtëpisë u vendos karrigia.

E familjarët po presin të afërmit e tyre, që po vinë për ngushëllime në familjen Berisha.

Kjo pasi 60 vjeçarja nga fshati Fortesë së Komunës së Rahovecit u gjetë e vdekur pasditen e së hënës.

Policia e Kosovës raportoi se e njëjta është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.

Edhe pse në mëngjes raporti policor ishte ndryshe, më vonë dhanë një konstatim tjetër.

Për televizionin, nga Drejtoria Rajonale Policore në Gjakovë treguan se e njëjta është rrëzuar nga shkallët e hyrjes së shtëpisë.

“Me datën 22.04.2024 në ora 16:23 përmes telefonit nga zyrtari policor jemi njoftuar se viktima D.B e lindur në vitin 1964 nga familjarët është sjellur në emergjencën e spitalit rajonal të Gjakovës pa shenja jete. E njëjta jetonte në fshatin Bellacerkë të Komunës së Rahovecit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse së stacionit policor Rahovec si dhe sektori i hetimeve rajonale DRP Gjakovë. Sipas dëshmitarit, dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga shkallët e hyrjes së shtëpisë, me ç’rast ka marrë lëndime dhe e njëjta nga ana e familjarëve ishte dërguar në emergjencë të spitalit në Gjakovë”, kanë deklaruar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Këtë rast e kanë konfirmuar edhe nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

“Pacientja është sjellë pa shenja jete. Përkundër kësaj personeli shëndetësor që ka qenë në kujdestari ka bërë reanimimin me shumë se 20 minuta. Por pacientja nuk është rikthyer në jetë”, tha drejtori i spitalit rajonal “Isa Grezda”, Ilmi Shala.

Nga sektori rajonal i hetimeve në bashkëpunim me prokurorin janë duke zhvilluar hetimet.

Për momentin rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat