Vetëdorëzohet i dyshuari në plagosjen e trefishtë në Gjakovë

Lajme

Vetëdorëzohet i dyshuari në plagosjen e trefishtë në Gjakovë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:06
Shkëlzen Ahmeti

Shkëlzen Ahmeti, djali i ish-kryeshefit të “KRU Gjakova”, Ismet Ahmetit i dyshuar për plagosjen e tre personave, sot është vetëdorëzuar në polici. Ai ndodhej në arrati qysh nga muaji mars.

Përveç kësaj, Ahmeti mësohet se ka arritur një marrëveshje me palën e dëmtuar.

“Është vet-dorëzuar dhe ka arritur një marrëveshje me palët e dëmtuara dhe në polici është mbrojtur në heshtje”.

Policia e Kosovës rastin po e hetonte si “vrasje në tentativë”

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Gjakovë 10.03.2024-00:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta raportoi se nga sulmi me armë zjarri në lokalin ‘Republika’ të plagosur mbetën dy vëllezërit pronarë Driton dhe Jon Stublla, si dhe një klient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat