Musliu falënderon Eliza Hoxhën për mbështetjen gjatë këtyre tre muajve sa ka pasur probleme me shëndetin

Lajme

Musliu falënderon Eliza Hoxhën për mbështetjen gjatë këtyre tre muajve sa ka pasur probleme me shëndetin

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:15
Ganimete Musliu dhe Eliza Hoxha

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka falënderuar deputeten që vijnë nga i njëjti subjekt politik, Eliza Hoxhën për kujdesin që ka treguar përgjatë kohës që Musliu ka pasur probleme me shëndetin.

Musliu ka thënë se të vetmet gjëra që nuk blihen dot janë dashuria dhe respekti e mua të dy këto gjëra më dhurohen çdo ditë, pa kusht dhe pa kompensim.

Postimi i plotë:

Të vetmet gjëra që nuk blihen dot janë dashuria dhe respekti e mua të dy këto gjëra më dhurohen çdo ditë, pa kusht dhe pa kompensim.
E tillë ishte edhe vizita e kolegës dhe mikes sime Eliza Hoxha e cila përgjatë këtyre tre muajve vazhdimisht është kujdesur për gjëndjën time shëndetësore për çka i jam shumë mirënjohëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat