Eksperti i sigurisë zbërthen formulën e Jabllanoviqit: Ndoshta ka një ‘listë’ për vrasjen e qytetarëve të Kosovës!

Lajme

Eksperti i sigurisë zbërthen formulën e Jabllanoviqit: Ndoshta ka një ‘listë’ për vrasjen e qytetarëve të Kosovës!

Nga: M.H. Më: 5 maj 2024 Në ora: 21:24
Marko Jabllanoviqi

Eksperti i sigurisë Drizan Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me deklartën që Zëvendësministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoiça Radomiroviq ka bërë.

Ai ishte shprehur që ka ndodhur një atentat ndaj Marko Jabllanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiqit, mirëpo që deri tani kanë qenë mirë, përcjell “Bota sot”.

Eksperti ngre katër gjëra interesante në lidhje me këtë ngjarje duke kërkuar edhe një gjë nga Prokuroria.

Postimi i plotë

Zëvendësministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka ndodhur një atentat ndaj Marko Jabllanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiqit (deri tani jemi mirë, Policia e Kosovës po merret me rasti në fjalë spo interferojmë..).

Vazhdon zëvendësministri për kthimin në Qeverinë e Kosovës:

“Pasi Aleksandar Jabllanoviq u pajtuan në Beograd me Aleksandar Vulin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për disa para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar komune të Leposaviqit, Marko dhe Navili u përpoqën të rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe morën jetën në dorë".

Këtu janë katër gjëra interesante:

A ka patur Aleksander Jabllanoviq kontakte zyrtare me BIA-në Serbe ?

Përveç pikave që ia përmend zv.ministrit, a është diskutuar ndonjë çështje që ndikon më tej në sigurinë kombëtare të vendit nga këto takime me BIA-në që ka pasur një qytetar i Republikës së Kosovës?

A ka krijuar Aleksander Jabllanoviqi “listë” për vrasjen e qytetarëve të Kosovës të komunitetit serb që e njohin Kosovën si shtet të tyre?

4. Në “listën” tuaj Jabllanoviq a ka edhe emra nga komuniteti shqiptar në vend, që pengojnë të jetësohet platforma serbe duke e “luftuar” me metoda akademike, shkencore, ekspertiza, analiza në platformën mediatike në vend?

Përshëndetje Prokurori !

Prokurori është i mirëpritur ta ftojë në intervistë “zotërinë” dhe nëse nuk vjen vullnetarisht, do të duhej të dërgojmë një “taksi” speciale për ta sjellë në intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat