Shifra e ‘çmendur’, kaq para shpenzoi mërgimtari për ditëlindjen e Skënderbeut

Lajme

Shifra e ‘çmendur’, kaq para shpenzoi mërgimtari për ditëlindjen e Skënderbeut

Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:56
Skënderbeu

Një shifër marramendëse u harxhua për të shënuar kujtimin e Skënderbeut.

Ky është kontributi i një mërgimtari me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar.

Gjergj Prenkoçaj është iniciatori, financuesi dhe ideatori i monumentit të kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që është vendosur në Gjakovë.

Për emisionin Kosova Today, mërgimtari u shpreh se ceremonia ka kaluar bukur.

Tutje ai bëri të ditur se ka rreth dy vjet që e ka nisur këtë ide, meqë Skënderbeu është frymëzuesi me i mirë dhe heroi më shembull që kemi në trojet arbërore.

“Krijimi i shtatores ka marrë kohë dy vjet. Gjergji me kalin bronz ka kushtuar 120 mijë euro. Bazamenti 31 mijë e 500. Jam në pritje për TVSh-në, por nëse e shohim totalin, shuma është rreth 178 mijë e 770 euro”.

“Unë e kam financuar vetë, por kam pasur dhe disa shokë që më kanë ndihmuar, diku 13 mijë euro, pjesa tjetër është çdo gjë e imja”, deklaroi Prenkoçaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat