Parashikimi i frikshëm i Alfred Cakos: Kurti do të shkojë në zgjedhje, Serbia do të sulmojë Kosovën, pastaj NATO futet...

Lajme

Parashikimi i frikshëm i Alfred Cakos: Kurti do të shkojë në zgjedhje, Serbia do të sulmojë Kosovën, pastaj NATO futet...

Më: 13 maj 2024 Në ora: 08:28
Alfred Cako

Alfred Cako në emisionin Ocult ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Cako tha se, kryeministrin Kurti populli do ta përkrahë edhe pse e ka humbur shancin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Cako shton se Kurti është një lojëtar ndërkombëtar, dhe nuk i bën me mendjen e vet këto gjëra që po i bën.

“Unë kam thënë edhe herave të tjera, se Kosova nuk futet në Këshillin e Evropës, për shkak se Kurti nuk do të pranojë Asociacionin dhe do të drejtohet me një palë zgjedhje të parakohshme popullit, se a do të pranojnë që të shesim në një pjesë të sovranitetit kombëtar për të hyrë në BE, apo s’pranoni. Kjo do të jetë pyetja në zgjedhje. Dhe populli i Kosovës do të votojë prapë Kurtin”, thotë Cako i cili shton se populli e pranon këtë sakrivicë vetëm mos të humbas sovranitetin kombëtar.

Cako thotë se do të acarohet situata në Ballkan pas zgjedhjes së Kurtit.

Ai parasheh një ndërhyrje të Serbisë në Kosovë, e pas kësaj NATO sipas tij, do të futet në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat