Bashkësia Islame e Serbisë dënon ndalimin e hyrjes së patriarkut serb në Kosovë

Lajme

Bashkësia Islame e Serbisë dënon ndalimin e hyrjes së patriarkut serb në Kosovë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:54
Bashkësia Islame në Serbi e konsideron këtë procedurë “jo-islame dhe jonjerëzore”.

Meshihati serb para Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë dënoi veprimet e autoriteteve te Kosovës, të cilat ia ndaluan patriarkut serb hyrjen në Kosovë.

Bashkësia Islame në Serbi e konsideron këtë procedurë “jo-islame dhe jonjerëzore”.

"Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk kontribuon në marrëdhëniet ndër njerëzore dhe ndër fqinjësore, të cilat Zoti i Madhërishëm i urdhëron të gjithë të bëjnë”, pretendohet në deklaratë.

Përkujtojmë se dje në kalimin kufitar në Merdarë Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen në Kosovë të patriarkut serb Porfirije dhe shtatë peshkopëve të kishës ortodokse serbe. Ata synonin të udhëtonin për në Patriarkanën e Pejës, ku sot duhej të fillonte Kuvendi i rregullt i Kishës Ortodokse Serbe.

Nga MPB kanë thënë se ky vendim është në fuqi derisa Serbia të ndalojë shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat