Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Lajme

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:13
Bekim dhe Isni Kilaj

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.

Në vijim ky vendim u konfirmua edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024.

Aeroplani privat nga Rotterdami u nis menjëherë për në Kosovë mëngjesin e sotëm.

Djali i tij, Bekimi ka publikuar një fotografi bashkë me Kilajn, pasi ky i fundit ka arritur në shtëpinë e tij.

Kujtojmë se Kilaj ishte arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale, më 3 nëntor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat