Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë - Thaçi dhe djali i tij ishin cak...

Lajme

Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë - Thaçi dhe djali i tij ishin cak...

Më: 15 maj 2024 Në ora: 23:45
Ilustrim

Pak më parë u raportua për një incident që ka ndodhur sonte në rrugën “Naser Sekiraqa” në Fushë Kosovë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga një veturë në lëvizje dikush ka gjuajtur në drejtim të një veture tjetër dhe akoma s’dihet motivi.

I dyshuari ka qëlluar një veturë në të cilën ndodheshin dy viktimat, babë e bir që shpëtuan pa lëndime nga ky incident.

Në bazë të informacioneve të para viktimat janë H.Thaçi dhe djali i tij, të cilët kërkuan ndihmën e Policisë dhe raportuan detajet e rastit që iu ndodhi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është arratisur me një veturë me targa “01” dhe tashmë është identifikuar nga Policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe janë kryer ekzaminimet e tjera nga ana e Policisë.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që pritet të zbulojnë motivin dhe rrethanat e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat