Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit në Samit, presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Lajme

Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit në Samit, presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:12
Aleksandër Vuçiq

Teksa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte gati të merrte fjalimin, kryeministri Edi Rama është shprehur se Vuçiç gjithmonë premton se do të flasë shkurt, por e zgjat më shumë se të gjithë.

Ky koment duket se nuk i pëlqeu presidentit serb. Fraza e tij “do e shohim nëse do të jetë i gjatë apo shkurtër”, ‘u sfidua’ nga kryeministri Edi Rama, i cili i vuri kronometrin e celularit para.

Në një moment Vuçiç shtangu, por nuk nuk e mbajti dot të qeshurën, që u pasua edhe nga salla.

Edi Rama: Zakonisht premton se do flasë shkurt, por gjithmonë e zgjat më shumë se të gjithë

Aleksandër Vuçiç: Faleminderit, do ta masim nëse do të jetë i gjatë apo i shkurtër

Vuçiç: (Qesh) Vërtetë duke matur kohën time

“Ishin dy fjalime”- thotë Rama në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat