Vuçiq takon Porfirijen, patriarkun serb që iu ndalua hyrja në Kosovë - ja çka biseduan

Lajme

Vuçiq takon Porfirijen, patriarkun serb që iu ndalua hyrja në Kosovë - ja çka biseduan

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:56
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot patriarkun serb, Porifije, të cilit ditë më parë autoritetet tona i ndaluan hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës.

Vuçiq thotë se me Porfirijen ka biseduar edhe për çështjen e Kosovës, ndërsa flet të pavërteta se populli serb po persekutohet në Kosovë.

”Çdo ditë në mënyra të ndryshme përpiqen jo vetëm nga zemra e nga shpirti, por edhe fizikisht ta ndajnë tërësisht Kosovën nga ne. Populli ynë në Kosovë është i ekspozuar ndaj persekutimit brutal që nuk do të ndalet lehtë. Ne do të kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike dhe do të bëjmë gjithçka për popullin tonë në Kosovë dhe natyrisht nuk do të pajtohemi kurrë për një Kosovë të pavarur”.

”Në këto kohë të vështira, e vetmja gjë pozitive është se Serbia dhe Sërpska po zhvillohen mirë ekonomikisht dhe se po ecën më mirë se sa pritej, duke pasur parasysh situatën në botë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat