Patriarkut rus i del kohë të merret me Kosovën: Gjest armiqësor ndaj Kishës Ortodokse, presion brutal ndaj serbëve

Lajme

Patriarkut rus i del kohë të merret me Kosovën: Gjest armiqësor ndaj Kishës Ortodokse, presion brutal ndaj serbëve

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:11
Patriarku Kirill.

Gjest armiqësor dhe mohim i rolit të madh shpirtëror dhe historik të kishës ortodokse të Shën Savës. Kështu e ka cilësuar patriarku rus, Kirill ndalimin e vizitës së patriarkut serb, Porfirije në një tubim fetar në Pejë të Kosovës.

Kreu i Kishës Ortodokse të Moskës, dhe mbështetësi i Putinit, dënoi vendimin e autoriteteve në Prishtinë.

“Jam i pikëlluar dhe i indinjuar nga mohimi i së drejtës për të hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë se Patriarkut Porfirije dhe 7 krye peshkopëve të tjerë, të cilën do të vizitonin Manastirin e Patriarkanës së Pejës”.

Ky i fundit shprehu gjithashtu shqetësimin e veçantë të Kishës Ortodokse, siç tha, lidhur me kushtet gjithnjë e me të vështira për mbijetesën e popullatës serbe në Kosovë.

“Shqetësim i veçantë në Kishën Ortodokse Ruse shkaktohet nga lajmet për kushtet gjithnjë e më të vështira për mbijetesën e popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi, presionet brutale ndaj vëllezërve tanë të pafuqishëm nga forcat e sigurisë së regjimit në Prishtinë, si dhe kërcënimet e reja ndaj objekteve të lashta të Ortodoksisë Serbe”, tha Patriarku Kirill.

Më13 maj, autoritetet në Prishtinë nuk lejuan hyrjen në Kosovë të Patriarkut Porfirije dhe kryepeshkopëve të tjera serbë, duke pretenduar se vizita të tilla nuk do të lejoheshin, derisa Serbia të vijonte të shkelte marrëveshjen e Ohrit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat