Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë probleme në lagjet e Prishtinës

Lajme

Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë probleme në lagjet e Prishtinës

Më: 20 maj 2024 Në ora: 08:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë tërë natës kanë shkaktuar vështirësi të shumta në disa lagje të Prishtinës.

Në lagjen Aktash, situata është bërë veçanërisht problematike pasi disa rrugë janë bërë të pakalueshme.

Një nga zonat më të prekura është rruga “Ali Pashë Tepelena,” e cila është shndërruar në një “liqen” për shkak të sasisë së madhe të ujit.

Po ashtu, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se situata është e vështirë nga vërshimet edhe në lagjen Emshir.

Banorët e kësaj pjese të qytetit janë të shqetësuar pasi kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë përmbytet gjatë reshjeve intensive.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë gjithë javës së ardhshme, vendi do të vazhdojë të përballet me reshje të dendura shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat