Ky është personi që u kap me drogë e armë në motelin ‘Havana’ në Çagllavicë

Lajme

Ky është personi që u kap me drogë e armë në motelin ‘Havana’ në Çagllavicë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:59
Moteli Havana

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

E hiç më mirë nuk është gjendja as me dukurinë e armëmbajtjes pa leje. Një person në Çagllavicë përfundoi dje në prangat e Policisë pasi u kap me drogë dhe armë.

I dyshuari është Besman Gashi, i cili u zbulua teksa Policia po e hetonte një rast të vjedhjes që dyshohet se ishte kryer në atë pjesë dhe i njëjti ishte i përfshirë.

Në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, është kontrolluar edhe dhoma e një moteli, ku i riu po qëndronte bashkë me dy persona të tjerë.

Zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancën narkotike, të llojit marihuanë, një sasi të kokainë, si dhe një armë ilegale.

Provat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat