40 mijë eurot e Azem Sylës për burgun politik

Lajme

40 mijë eurot e Azem Sylës për burgun politik

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 21:47
Azem Syla

Ish-Deputeti Azem Syla mes tjerash në AKK ka deklaruar edhe 40 mijë euro kompensim nga qeveria për burgun politik në kohën e ish-Jugosllavisë.

Syla që ishte liruar nga ky burg në vitin 1988 është kompensuar me këto para në bazë të Ligjit për të Drejtat e ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë.

Në bazë të këtij ligji kompensohen ish të dënuarit dhe të përndjekurit të sih-regjimeve totalitare nga 1 marsi i vitit 1913 deri më 12 qershor 1999.

Pasuria tjetër e luajtshme dhe e paluajtshme e Azem Sylës, sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion, nuk ka ndryshuar në raport me vitin e kaluar.

Syla ka deklaruar pasuri gjithsej në vlerën 259 mijë e 674 euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Syla ka shkruar se zotëron pasuri të paluajtshme 170 mijë euro ngjashëm si në deklarimin e një viti më parë. Gjithashtu ka deklaruar edhe pasuri të luajtshme 30 mijë euro dhe pa ndryshim në këtë kategori.

Të hyrat vjetore të ish-deputetit Syla të deklaruara në mars të këtij viti janë 19 mijë e 674 euro.

Azem Syla aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa po hetohet për tjetërsimin e ish-pronave shoqërore në Llapnasellë, së bashku me 51 persona tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat