Mashtrimi i madh: Qytetarë, kujdes kur blini vetura!

Lajme

Mashtrimi i madh: Qytetarë, kujdes kur blini vetura!

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 13:30
Ilustrim

Shumë prej qytetarëve të Kosovës mashtrohen kur vendosin të blejnë një veturë.

Mashtrimi më i madh po ndodh nga shitësit të cilët po ua heqin me qindra e mijëra kilometra të kaluara veturave të tyre.

Disa tregtarë por edhe shitës privat para se t’i shesin veturat e tyre, po i dërgojnë të mekanikët të cilët ua reduktojnë kilometrat e kaluara.

Ndërkohë për të gjetur një garazh apo person që redukton kilometra është fare e thjeshtë.

Mjafton një kërkim në internet dhe gjen opsione të ndryshme.

Madje disa persona kanë nisur që aktivitetin e tyre ilegal ta reklamojnë edhe neper ueb faqe të ndryshme, siç është më e njohura “merrjep”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat