Certifikohen pesëmbëdhjetë instruktorë të FSK-së për fitnes fizik

Lajme

Certifikohen pesëmbëdhjetë instruktorë të FSK-së për fitnes fizik

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:46
Ceremonia e certifikimit

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të pesëmbëdhjetë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ata për dy javë më radhë, nga 11-26 korrik 2016, ndoqën trajnimin intensiv “Kursi për Trajnimin Fizik” i cili u realizuar nga instruktorë të Shkollës Ushtarake për Fitnes Fizik të Mbretërisë së Bashkuar dhe instruktorë të FSK-së.

Qëllimi i këtij trajnimi, i cili u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar, ishte që të investohet sa më shumë në aftësimin dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, për instruktorë të fitnesit fizik.

 Fillimisht, pjesëtarët e FSK-së, para të pranishmëve demonstruan disa nga ushtrimet e mësuara si: Cikël ushtrimesh me pajisje të improvizuara, tipat dhe llojet e ndryshme të vrapimeve, fitnesi fizik ushtarak, poligoni me pengesa etj., të cilat demonstrime nga të pranishmit u vlerësuan lartë për aftësitë fizike dhe mendore të treguara gjatë paraqitjeve.

 Me këtë rast, gjeneral brigade Zymer Halimi, në emër të FSK-së falënderoi Mbretërinë e Bashkuar, Ambasadën dhe instruktorët ushtarakë të saj, për ndihmën që ata ofruan për përgatitjen e instruktorëve të fitnesit fizik,  si dhe i përgëzoi instruktorët dhe pjesëtarët e FSK-së për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë këtij trajnimi.

 Ndërkaq, në emër të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të pranishmit i përshëndeti kolonel Perry,  i cili në veçanti  përgëzoi  instruktorët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar dhe ata të FSK-së, për paraqitjen dhe  demonstrimin e shkëlqyeshëm të ushtrimeve gjatë këtij trajnimi. Ai kërkoi vazhdimin e ushtrimeve të tilla, me qëllim të arritjes së standardeve të NATO-s. Gjithashtu kolonel Perry, premtoi mbështetjen e FSK-së në këtë drejtim edhe në të ardhmen.

 Në fund, gjeneral Halimi, kolonel Spahiu  si dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar Daniel Fearn, kolonel Perry, ndanë certifikatat e diplomimit për pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar. Instruktorët britanikë për paraqitje të shkëlqyeshëm gjatë këtij trajnimi zgjodhën si më të mirin ushtarin Emir Vllasa, i cili nga Mbretëria e Bashkuar përfitoi një trajnim falas në Londër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat