Rrëfehet 27 vjeçarja nga Gjilani: Ja si më ndau facebook-u nga i fejuari

Lajme

Rrëfehet 27 vjeçarja nga Gjilani: Ja si më ndau facebook-u nga i fejuari

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 korrik 2016 Në ora: 18:37
Ilustrim

M.Sh (27) vjeçare nga rrethi i Gjilanit, ka rrëfyer për “ Bota sot” se si ishte ndarë nga i fejuari i saj, pas 4 vitesh, edhe përkundër faktit që ajo me vetë dëshirë e kishte zgjedhur të dashurin e saj. Derisa ajo flet mallkon të gjithë ata që e kishin shpikur këtë postë të mallkuar elektronike, si dhe vetë adresën e saj të face-bookit, për të cilën pendohet që e kishte hapur.

“Pas dy viteve sa kam qenë në lidhje me të dashurin tim, të cilin kam pasur rastin ta njohë gjatë studimeve sa banoja këtu në Prishtinë, vendosem që të fejoheshim. Dhe meqenëse që të dy vinim nga vendet rurale, donim që t’i mbyllnim një herë e përgjithmonë gojët dhe llafet e thashethemeve, të cilët përgojonin lidhjen tonë. Që të dy e donim me shpirt njëri – tjetrin andaj dhe vendosëm që dashurinë tonë ta kurorëzojmë me unazë fejese. Ashtu dhe bëmë. Aq lidhje të shëndoshë kemi pasur saqë të gjithë na kishin lakminë. Edhe familjet tona u pajtuan me zgjedhjen tonë, kështu që dalëngadalë filluam edhe të familjarizoheshim. Pra për katër vite rresht, i kemi qëndruar çdo herë afër njëri- tjetrit qoftë në çaste e lumtura, qoftë në ato të vështira “ është shprehur vajza nga rrethi i Gjilanit, duke shtuar se po të kishte mundësi ta rikthente kohën do të kishte ndryshuar shumë gjëra tek ajo për të cilat pa dyshim se ishte penduar.

“I fejuari im, kishte vendosur të shkojë në vizitë te vëllai i tij në Gjermani për disa muaj, dhe unë fillimisht nuk u pajtova me vendimin e tij, por pas lutjeve ‘se duhej të shkonte patjetër’ rashë në dakord. Për dy javë rresht nuk kam dalë fare nga shtëpia, dhe thuajse çdo natë flisja me të chat, (face-book) . Doja të isha sa më afër tij, prandaj dhe me këtë mënyrë të komunikimit sikur e plotësonim njëri-tjetrin. Dalëngadalë lidhja jonë virtuale filloi të zbehej, pasi i fejuari im, çdo herë gjente një pretekst që të më thoshte ‘ jo nuk po kam shumë kohë të rri vetëm në chat, apo edhe jam në vizitë te daja, apo tek halla ’ kështu që një natë vendosa që këtë largësi dhe këtë heshtje varri që më kishte rënë mbi supe, ta ‘mbysja’ me persona të tjerë në chat. Atë natë aty u lidha me një djalosh shumë të bukur i cili ishte 6 vite më i rritur se unë, dhe nga ajo natë filluam të shkëmbenim fjalë mes vete. Ai po jetonte në Zvicër megjithatë edhe prej së largu ishte shumë i kujdesshëm me mua.

Thuajse çdo mëngjes më shkruante fjalë të ëmbla dhe më postonte në (privat-mesazh) këngë dashurie për të cilat unë vdisja. Çuditesha me veten time se si kaq shpejt ky njeri arriti të hyjë në zemrën time, pa e njohur fare. Dhe aq shumë ishim lidhur mes vete, saqë lutesha që i fejuari im, të qëndronte më gjatë tek vëllai i tij në Gjermani. T’ju them të drejtën në fillim kisha frikë, se e ndjeja që po hyja në një lojë të rrezikshme, pasi bisedat me të ‘ panjohurin e bukur’ tani kishin filluar të zgjeroheshin. Ato biseda të këndshme dhe ato net pa gjumë pranë kompjuterit, tanimë nuk ishin më vetëm biseda shoqërore, pasi ne veç tashmë kishim filluar t’i shkruanim dhe t’i drejtoheshim njëri tjetrit me fjalët (zemër , loçkë, shpirt) madje- madje kishte raste kur më thërriste edhe në celular e duke më quajtur ‘dashuria ime’. Në fillim nuk doja t’ia pranoja vetes se isha e dashuruar marrëzisht në të, edhe pse sa herë që shkruhesha me të, unaza ime vezullonte dhe sikur donte të më tregonte se unë isha një ‘mollë e ndaluar’ për të dashurin e ri që e kisha takuar në face-book.

Ai më kishte thënë që në fillim se jetonte me familje në Zvicër dhe unë i kisha besuar, pasi të gjitha fotot që i kishte në profilin e tij, me të vërtete ishin nga atje. Por ai nuk më kishte treguar edhe shumë gjëra tjera që unë do të duhej ti dija që në fillim. Nuk e di edhe tash pyes vetën se a isha vallë një naive apo doja ta luaja rrolin e tillë, meqë po më pëlqente biseda me të. Tanimë edhe i fejuari im e kishte kuptuar mos internimin e tim, që kisha për të, pasi unë më nuk e pyesja, se përse nuk po më shkruante dhe pse nuk po më thërriste në celular siç i thosha dikur.

Për një muaj rresht unë asnjë natë nuk kam fjetur pa biseduar fillimisht me ‘dashurinë tim ‘ që e kisha gjetur në face-book, madje kishte çaste që kur nuk hynte në chat ndizesha flakë nga inati Aq shumë isha lidhur me të, dhe aq shumë e ndjeja saqë më nuk kisha turp asgjë nga ai .Dita –ditës ne po afroheshim edhe më shumë, dhe tanimë unë kisha parë edhe trupin e tij lakuriq. Ishte ideja e tij që ne të bënim dashuri përmes kamerave ani pse e dinim se na ndanin kufij, male dhe detra. Me fejuarin tij flisja shumë rrallë, sa për të mos thënë fare, pasi tani ky ishte ai që kishte zënë vendin e tij, dhe kisha përshtypjen se e njihja prej që kisha lindur. Pas dy muajve bisedë, një ditë më ofroi që unë të shkoja te ai, në mënyrë që të bisedonim për së afërmi për lidhjen tonë, dhe dashurinë që kishim ‘stolisur’ përmes tastierës së kompjuterit. Atë ditë kisha vendosur ti tregoja të vërtetën , se unë isha e fejuar me dikë tjetër, pasi kisha frikë se do ta kuptonte nga ndokush, dhe do të më braktiste nga jeta dhe nga in-boxi.

Këtë lajm e morri shumë natyrshëm, duke më thënë (se jeta është ndarjesh –takimesh) dhe se kjo gjë nuk i pengonte aspak, vetëm se do të ishte mirë që së pari të ndahesha nga i fejuar im, që kisha kaluar me të plot 4 vite më të mira të jetës sime. Edhe tani kur i kujtoj këto momente, habitem me vete, se si ka mundur një njeri të cilin nuk e kam parë kurrë në jetë më parë, të hynte aq thellë në qenien time.

Të fejuarit tim, nuk i thosha asgjë, por ai kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me mua, dhe filloi të brengosje për mua, se mos vallë isha e sëmurë apo mos e kisha nga mërzia për të. Në fund kisha vendosur që të shkoja për në Zvicër dhe që të takohesha me të, pasi ai tashmë më kishte dërguar edhe paratë e biletës. Dhe me ndihmën e shoqes sime më të mirë, bëra punën se po shkoja në pushime verore me të, edhe pse familja ime ishte kundërt. Unë si gjithmonë nuk pyeta askënd dhe morra rrugën për tek ‘ dashuria ime’ i cili tashmë mu kishte bërë i nevojshëm si ajri e si buka.“ Ai kishte dalë të më priste në Aeroportin e Zyrich-it, me një buqetë trëndafilash, dhe më doli edhe më i bukur se që e kisha paramenduar ani pse tashmë kishin kaluar plot 2 muaj që kisha e ‘njohur’. Kisha drithërima në trup, sepse nuk po ju besoja syve se tani po gjendesha kaq afër tij.

Filloi të pyeste për të fejuarin tim , nëse e dinte ai se ku isha nisur unë, por këtë pyetje të lënë gjysmë ia ndërpreva , duke kërkuar nga ai që të më ndihmonte në valixhet. Atë natë më tha se do të flinim në një Hotel aty afër, meqë qyteti ku ai jetonte ishte 2 orë larg nga Aeroporti. Por për mua kjo gjë kishte shumë pak rëndësi se ku do të flija, me rëndësi ishte që unë të flija me të dhe kjo më mjaftonte, shprehet F. M. Ajo thotë se edhe ditën e dytë i kishte propozuar asaj që të flinin në Hotel, dhe kjo gjë e kishte acaruar atë, pasi ai i kishte premtuar se do ta njihte me familjen e tij. Kërkova që të nesërmen të shkoja në familjen e tij, dhe ditën e 3 ngula këmbe me domosdo që ti vizitoja prindërit dhe motrat e tij për të cilat aq shumë më kishte folur.

Unë kisha blerë dhurata për secilin antar të familjes së tij, prandaj dhe doja që t’ia dhuroja vetë secilit, dhe të njihesha me familjen e tij , që më dërgonin çdo here “ të fala” sipas tij. Por ai u tërbuar duke më thënë se kjo kërkesë e imja ishte e pamundur se prindërit e tij kishin shkuar për pushime diku bashkë me motrat e tij, dhe kjo gënjeshtër e tij, tashmë më kishte bindur.

Pas 7 ditëve sa qëndrova atje, një mëngjes derisa ai po bënte dush, vendosa t’ia hapja telefonin dhe të kontrolloja follder për follderi dhe mesazh për mesazhi. Në fillim ishin mesazhet ato që më tmerruan ,e pastaj edhe fotografitë ku shiheshin dy vajza të vogla dhe një grua biondinë. Gjaku mpiu trupin tim, dhe desh më ra telefoni nga dora. Lutesha në vete që kjo grua e bukur të ishte motra e tij, dhe këto dy çupa binjake mbesat e tij, por realiteti po mundte tani fantazinë time. Unë isha zbehur në fytyrë pasi nuk mundja ta fshihja këtë ndjenjë. Edhe ai kur doli nga banja pa se unë isha verbuar , dhe mu duk se nuk kishte fare vend për sqarime, pasi kjo gjë tani kuptohej. Ndal më tha “ se kam dashur të të tregoj sot, por ti e di se unë jam i dashuruar në ty, ani pse kam gruan dhe dy fëmijët.

Fillova të qaja me zë pasi përveç lotëve të mi, nuk kisha ngushëllim tjetër më. Urreja vetën që kisha ardhur deri këtu, që ta shihja atë me gruan dhe fëmijët e tij. Si ke mundur ta më bësh këtë, kur e di shumë mirë se unë të fejuarin tim, e braktisa pas 4 viteve shkaku yt. Dhe derisa unë e qëlloja me jastëk në kokë, ai vetëm heshtte dhe nuk fliste fare. Mendime të përziera tani kishin kapluar kokën time, pasi fillova ti bëja vetës një varg pyetjesh, se si ka mundur vallë të fliste çdo natë me mua, në chat përderisa ka pasur gruan dhe fëmijët, por krejt në fund kuptova se ai edhe për punën më kishte gënjyer. Aty e kuptova se ai po punonte për një firmë private ku edhe kishte kohën e botës të shkruhej me femra dhe ti gënjente njëjtë si mua.

Fillova ta mallkoja me shpirt jo vetëm atë, por edhe vetën që kisha shkatërruar fejesën time, për një të panjohur nga face-booki, për një burrë të martuar. Fillova të urrej çdo gjë kisha për rreth dhe të gjithë ata që tani po kalonin kohën me ‘dashurit e tyre’ përmes kësaj poste të mallkuar. Atë natë i mblodha rrobat e mia dhe i futa në valixhe. Ai më luste që të bisedonim se do të bënte një zgjidhje edhe për mua, por assesi nuk doja që unë të isha gruaja e dytë e tij. Nuk pranova madje as të flija me të, dhe mezi kam bërë një sy gjumë. Kam numëruar akrepat e orës gjithë natën, dhe mezi kam pritur që të marr rrugën për në Aeroport.

Rrugës kam vënë sërish në dorë unazën e fejesë të cilën e kisha strukur në cepin e kuletës, edhe pse e dija se tanimë ishte vonë, edhe për t’u kthyer të fejuarit tim, i cili ishte në gjendje që të flijohej për mua. Dhe derisa tani aeroplani po fluturonte mbi re me shpejtësinë retroaktive, u binda se sa e marrë që isha dhe sa shumë doja, që kohën ta ktheja sërish, për të rregulluar çdo gjë, edhe pse tanimë ishte vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat