Tragjedia në familje, 27 vjeçares i vdes burri, pas lindjes së fëmijës së tetë

Lajme

Tragjedia në familje, 27 vjeçares i vdes burri, pas lindjes së fëmijës së tetë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 2 gusht 2016 Në ora: 18:08
Cloe Green

Nëna Cloe Green ka me shumë të merret në moshën 27 vjeçare, pasi burri i saj vdiq papritur, kur ajo lindi fëmijën e tyre të 8-të.

Cloe mbeti e vetme për tu kujdesur për fëmijët e saj, pasi burri i saj James vdiq në gjumë në moshën 31 vjeçare, transmeton Bota Sot.

Kjo ndodhi vetëm 12 javë pasi gruaja lindi fëmijën më të vogël, Elijah dhe bota u dorëzua për Cloe.

Por, nëna trime ka lënë anash pikëllimin dhe ka premtuar se do të jetë nënë dhe baba për fëmijët e saj.

“Ishte e papritur dhe tronditëse. Të dish se James nuk do të jetë për të parë familjen e madhe që rritej, siç ai dëshironte, më thyen zemrën”, tha ajo.

“Kur kjo ndodhi, unë dëshiroja të qaja, por kur i pashë fytyrat e 8 fëmijëve që vareshin nga unë, e kuptova se duhet ta bëja për ta dhe për James”.

“Askush nuk mund ta zëvendësojë James. Ai e donte aq shumë ndjenjën e të qenit baba. Më shkatërron që nuk është, por jam e lumtur që e pa të lindte edhe fëmija i tetë”, shtoi Cloe.

Elijah ishte vetëm 12 muaj kur James vdiq afër Cloe në shtrat, pa asnjë paralajmërim.

Ajo beson se gjëja më e vështirë që i është dashur ta bënte, ka qenë t’i tregonte fëmijëve, Leo, 9 vjeç, Levi 6, Oliver 5, Megan 4, Miley 3, Lacey 2, Lexi 20 muajsh dhe Elijah 11 muaj, që babai i tyre ka shkuar në qiell.

Çifti nga rom Dyffryn Ardudwy, North Wales ka pasur djalin e parë Leo, kur Cloe ishte vetëm 17 vjet.

Ajo tregon se kishte frikë pasi ishte e re, por burri i saj vetëm buzëqeshte dhe i thoshte se dëshiron të bëhet baba./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat