Nisma ngushëllon familjarët e viktimave në Maqedoni

Lajme

Nisma ngushëllon familjarët e viktimave në Maqedoni

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 17:29
Vërshimet në Shkup

Nisma për Kosovën ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Maqedoni të cilët humbën jetën gjatë vërshimeve të cilat kapluan vendin tërë ditën e djeshme.

“NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj për situatën e rëndë të krijuar nga vërshimet në Maqedoni. NISMA i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave që humbën jetën nga vërshimet”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën. 

Nisma për Kosovën thotë se shpreson në qetësimin sa më të shpejt të situatës  dhe familjet e prekura nga këto vërshime të marrin mbështetjen e duhur nga institucionet shtetërore dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat