Veprimi që bëri Rebeka para se të vdiste, e që sot emocionoi nënën e saj!

Lajme

Veprimi që bëri Rebeka para se të vdiste, e që sot emocionoi nënën e saj!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 gusht 2016 Në ora: 11:37
Rebeka Rexhepi vajza nga Prishtina ndërroi jetë, pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit, me 18 Mars 2016

Rebeka Rexhepi vajza nga Prishtina e cila për dy vite me radhë luftoi për jetën e saj, në Linc të Austrisë, nën kujdesin e çdo sekondi nga nëna e saj Xheraldina Maria, kishte përdorur edhe në momentet e vështira, në prag të vdekjes, zgjuarsinë e saj.

Ajo nuk u dorëzuar kurrë, dhe pikërisht për këtë fitoi dashurinë nga të gjithë njerëzit. Por ajo sikur e parandiente se do ta linte këtë botë, kështu që para se ti bashkohej Engjëjve në qiell, kishte kontaktuar me rrjetin social Facebook, dhe iu kishte lënë atyre porosi, që pasi ta linte këtë botë virtuale, të kishte mundësi që ajo të kujtohej, dhe që account-in e saj të facebook, ta kontrollonte nëna e saj e shtrenjtë.

Ajo e kishte bërë këtë gjest tejet të dhimbshëm, që momentet e bukura me nënën e saj, miqtë dhe dashamirët, të mos shlyheshin kurrë nga kjo jetë, por të lënin gjurmë të pashlyera.

Image
Mesazhi që i erdhi nga facebook nënë së Rebekës

Ky mesazh emocionues nga facebook, i arritur dje në orët e paditës në adresë të nënës Xheraldina ka bërë të qaj miqtë e saj të shumtë, madje edhe ata që nuk e kanë njohur Rebekën nga afër, shkruan Bota sot.

Dhe menjëherë pas këtij mesazhi të postuar, kanë shpërthyer shumë e shumë mesazhe ngushëlluese për nënën e Rebekës dhe për vet Rebekën, duke premtuar se “ Rebeka nuk do të harrohet kurrë deri sa të jenë të gjithë të gjallë”.

Postim nga shoqet: Goneta F. Agushi · “Rebekë, nuk kemi me të harru kurrë. Ky postim më emocionoi jashtë mase...Ke qenë dhe do mbetesh simboli i forcës për të gjithë ne. Love you Beta.”

Image
Rebeka me nënën e saj, Xheraldina Maria

Rebeka ndërroi jetë, pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit, me 18 Mars 2016, në Linc të Austrisë, dy ditë para se ta festonte ditëlindjen e saj.

Ajo edhe sot kujtohet nga miqtë e saj. Kurse nëna e saj Xheraldina, për të kontaktuar me të, në formë ditari, shkruan çdo natë vargje për të, në rrjetin social facebook.

Pusho e qetë në paqe Rebeka, atje ku flitet gjuha e bukur e Engjujve./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat