U varros pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli

Lajme

U varros pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 23:48
Pamje nga ngjarja

Në fshatin e tij të lindjes, në Makërmal të Skenderajt, sot u varros me nderime të larta ushtarake Kapiten Sahit Goxhuli, ish-pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së në Istog.

Sot në fshatin e tij të lindjes, në Makërmal të Skenderajt u varros me nderime të larta ushtarake Kapiten Sahit Goxhuli, ish-pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, në Istog. Kapiteni Sahit Goxhuli për në banesën e tij të fundit u përcoll nga Togu Ceremonial i FSK-së, pjesëtarët të Batalionit të tij dhe të Brigadës për Reagim të Shpejtë, të FSK-së, kolegë të tij të shumtë, nga Baca Rifat Jashari, deputete të Kuvendit të Kosovës, komunarë, familjarë e veteranë, si dhe shumë qytetarë të Skenderajt, Drenasit dhe të Kosovës.

Nga ora 15:00-16:00, arkivoli me trupin e kapiten Goxhulit, ishte vendosur në Hollin e Shkollës Profesioanle në Skenderaj, ku u bënë homazhe, në nderim të tij, kurse nga ora 17:00, filloi ceremonia e varrimit në fshatin Makërmal.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe zëvendës ministrat e MFSK-së, Fadil Gashi e Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahamam Rama, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore kolonel Naim Haziri, komandanti i BRSH-së, kolonel Xhevahir Geci si dhe oficerë dhe nënoficerë të shumtë të MFSK/FSK-së.

Në emër të FSK-së, nënkolonel Mehmet Lladrovci (komandanti i Batalionit të Dytë të BRSH-së) i shprehu ngushëllime familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve dhe më pas, foli për jetën dhe veprën e kapiten Sahit Goxhulit, ku ndër të tjera, tha: “Sahiti një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare; Lirisë dhe ndërtimit të Forcës, për të cilën populli ynë punoi dhe sakrifikoi ndër shekuj. Për këtë, Ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në fillim duke qenë i vetëdijshëm plotësisht se rruga e vetme për çlirim ishte rruga e luftës së armatosur. Si pjesëtar i saj, luftoi dhe udhëhoqi luftëtarët drejt realizimit të endrrës shekullore të popullit tonë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”.

Ndërsa pas çlirimit të vendit Sahiti nuk e ndali punën dhe angazhimin e tij në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e themeleve të Ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat