Fisnik Ismaili, i quan “injorant” e “fyella” komentuesit në faqen e tij të facebook-ut

Lajme

Fisnik Ismaili, i quan “injorant” e “fyella” komentuesit në faqen e tij të facebook-ut

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:51
Fisnik Ismaili

Deputeti i Kuvendit të Republikë së Kosovës, Fisnik Ismaili, në faqen e tij të facebook-ut, në hapësirën e komenteve, ju ka kthyer replika të ashpra atyre që e kanë ‘kritikuar’ për veprimet që i bënë.

Të menjëhershme kanë qenë replikat e Ismailit ndaj këtyre kritikave. Madje, ai nuk ka hezituar që disa nga komentuesit t’i quaj me termet si: “Fyell”, “injorant”, e madje e ka komentuar edhe Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova duke thënë se “ai ymytin te tjetërkush e ka pasë, deri u dasht me plasë lufta”.

Komentuesit e tjerë ja kanë përmendur edhe çështjen e pasaportave me nënshtetësi Britanike që ai ua ka nxjerrë dy fëmijëve të tij, po ashtu nuk kanë lënë pa përmendur edhe “problemin” e  tij me Adriatik Kelmendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat