Demarkacioni s’duhet të procedohet sërish në Kuvend

Lajme

Demarkacioni s’duhet të procedohet sërish në Kuvend

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 07:48
Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi duhet të korrigjohet e jo të dërgohet sërish për ratifikim në Kuvend.Në një intervistë për ‘Epokën e re”, Sherifi ka thënë se edhe nëse demarkacioni riprocedohet, Qeveria do të detyrohet ta tërheqë ose Kuvendi do ta rrëzojë.


Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka bërë me dije se opozita vazhdon të jetë unike për demarkacionin, kurse sa i përket koordinimit, sipas tij, mbetet të shihet në ditët e ardhshme.


Sherifi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se nëse ky proces dështon, përgjegjësia i takon Qeverisë.
Ai ka theksuar se qeveritarët, në vend se t’i luftojnë krimin dhe korrupsionin që janë kushtet kryesore për heqjen e vizave, ata po fshihen prapa demarkacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat