Reshjet e shiut përshpejtojnë dridhjet e tokës

Lajme

Reshjet e shiut përshpejtojnë dridhjet e tokës

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 15:16
Ilustrim

Gjeneratat më të moshuara rikujtojnë se është e zakonshem që pas reshejve të vazhdueshem të shiut të ketë dridhje të tokës. Sipas tyre një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 1963 kur ndodhi tërmeti më i madh në Shkup. 

Frika e tyre është rritur edhe më shumë kur ditëve të fundit ka pasur dridhje të tokës në disa pjesë të Maqedonisë por edhe në shtete fqinje, të cilat tërmete edhe janë ndjerë në Maqedoni. 
Maqedonia është zonë ku mund të priten tërmete të fuqishme, duke përkujtuar tërmetin e vitit 1963 në Shkup me intensitet prej 9 ballësh. Gjithashtu në vitin 1904 në Pehçevë ka ndodhur tërmeti më i fuqishëm në Ballkan, poashtu në Vallandovë në vitin 1931 dhe në Dibër në vitin 1967. 

Nga Observatori Sizmologjik në Shkup përjashtojnë mundësinë që nga reshjet të vijnë tërmetet. 

“Të gjitha këto tërmete që kanë prejardhje nga territori i Maqedonisë, janë në kuadër të aktiviteteve normale sizmike. Ndërsa sa u përket shirave, sipas analizave të deritanishme uji i shirave depërton në thellësi më së shumti prej një kilometri, po ka raste edhe prej disa kilometrash, por epiqendra e tërmeteve në Maqedoni ndodhet në koren e tokës me thellësi prej 10 deri në 30 kilometrash, që do të thotë se është shumë e dobët, apo mund të thuhet edhe nuk kanë kurrfarë ndikimesh reshjet në shkaktimin e tërmeteve plotësuese”, theksojnë nga Observatori Sizmologjik-Shkup.

Reshjet apo vërshimet vetëm mund të shpejtojnë paraqitjen e tërmeteve për disa muaj më herët, theksojnë nga ky observatorë.
“Reshjet e mëdha dhe vërshimet mund të shkaktojnë vetëm përshpejtimin e paraqitjes së dridhjes së tokës, përkatësisht në procesin e përgatitjes së tërmetit, që zgjat për një kohë më të gjatë, për shembull nëse duhej të ndodhte pas disa muajsh, mund të përshpejtohet tërmeti të ndodhë për disa muaj më herët, sepse uji duke depërtuar në thellësi mund të përshpejtojë lëvizjen e blloqeve dhe ta përshpejtojë ndodhjen e tërmetit, por assesi nuk mundet të shkaktojë tërmet”, pohuan nga Observatori Sizmologjik me qëndër në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat