Kjo është arsyeja pse po ndodhin tërmete të shpeshta në Maqedoni dhe Ballkan

Lajme

Kjo është arsyeja pse po ndodhin tërmete të shpeshta në Maqedoni dhe Ballkan

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 08:40
Termeti

Në territorin e Maqedonisë por edhe në Kosovë dhe vendet e rajonit janë ndier dridhje të lehta të njohura si tërmete.
Janë analizuar se tërmetet të cilët për disa muaj kanë dridhur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si tërmete.

Me këtë bëhet pyetja se cila është arsyeja që ndodhin këto dridhje të shpeshta në pjesën jugore të polit si dhe në territorin e Maqedonisë.

Rajoni i mediteranit është shumë aktive për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike. Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4-10mm në vit me cka përplaset me pllakën euroaziatike.

Kjo përplasje ka nisur para 50 milion viteve dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis që sot quhet Mesdheut.

Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se ka lëvizje edhe në koren nëntokësore.

Më tej sqarohet se dridhjet më të forta sizmike në mediteran kanë ndodhur në tërmetet e fuqishme në jug të Greqisë nga Peloponezi deri në Kretë e më pas edhe në veriperëndim të Turqisë dhe në zonën jugore të Italisë.

Në këto rajone janë parë tërmete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas tërmeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmit afër Stambollit me 7.6 ku humbën jetën 17 mijë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat