Në fshatin Dacaj të Rozhajës para fillimit të vitit të ri shkollor digjet objekti ndihmës i shkollës fillore “Dacaj”

Lajme

Në fshatin Dacaj të Rozhajës para fillimit të vitit të ri shkollor digjet objekti ndihmës i shkollës fillore “Dacaj”

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 15 shtator 2016 Në ora: 13:31
Shkolla fillore “Dacaj”

Me autorizimin e Koordinatorit të Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e njeriut IGFM për Ballkan, z. Idriz Sinanit, zëvendës Koordinatori i Forumit Ndërkomëtar për të Drejtat e Njeriut – IGFM për Ballkan, prof. Rexhep Abazi, vizitoi fshatin Dacaj të Komunës së Rozhajës

Nëpër viset shqiptar të mahnitin bukurit natyrore,me fusha,male e kodra tëbukura,vende këto me strategji botërore.

 Me autorizimin e Koordinatorit të Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e njeriut –IGFM për Ballkan, z. Idriz Sinanit, zëvendës Koordinatori i Forumit Ndërkomëtar për të Drejtat e Njeriut – IGFM për Ballkan, prof. Rexhep Abazi, vizitoi fshatin Dacaj të Komunës së Rozhajës.Nga banoret e kësaj treve të Mali të Zi të banuar me popullat tërësisht shqiptare , ky delegacion i prirë nga profesor Rexhep Abazi u prit në mënyrë shumë të organizuar nga banoret e fshatit Dacaj të komunes së Rozhajes.Fillimisht profesor Rexhep Abazi me shoqeruesit e tij u prit nga fshataret ku edhe i bëri vizit fshatit Dacaj dhe pastaj mori rrugen për në shkollën e fshatit ku u prit nga stafi mësimdhënë i shkollës 
si dhe nga profesori Ali Daci, veprimtarin e dalluar të çështjes  kombetare shqiptare të kësaj ane me të cilin biseduan gjërë e gjatë sepse edhe ishte qendrim disa orësh i delegacionit në këtë fshat i cili delegacion u njoftua me ngjarjet aktuale të vendit nga profesor Daci.Më pastaj,profesor Ali Daci e njoftoi prof. Abazin se në natën e 4 shtatorit 2016, objektin ndihmës i cili shërbente për të lënë matareialin, mjetet e mirëmbajtjes së shkollës dhe drutë për ngrohjen e objektit shkollor e që ishte i ndërtuar në një kënd të oborrit të shkollës, e mori zjarri dhe u dogj në tërësi. Siç tha prof. Daci, ky objekt ishte ndërtuar me angazhimin e punëtorëve të kësaj shkolle dhe shërbente për nevojat e shkollës. Por, sido që të jetë kjo e ka dëmtuar shkollën tonë dhe realisht paraqet pengesë të madhe sepse aty vendoseshin drutë për ngrohjen e objektit shkollor dhe ishin të mbrojtura nga shiu dhe dëbora e madhe që din të jetë në këto male. Mbase kush ia vuri zjarrin këtij objakti, gadi se ia ka vurë zjarrin edhe shkollës së shenjtë shqipe në kët vend, thot prof. Daci...

Prof. Rexhep Abazi shprehu keqardhje për këtë ngjarje dhe dëmin e shkaktuar, dhe premtoi se do të raportoj në selinë e Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e njeriut – IGFM në Frankfurt të Gjermanisë, me shpresë se organet kompetente të shtetit të Malit të Zi do zbulojnë kryerësit e kësaj vepre të dëmshme dhe do i sjellin ata para organeve të drejtësisë.

Gjatë tërë ditën sa qendroj delegacioni në këtë fshat me dukuri madheshtor si zoti që ka ditur t'i krijoj këto male e fusha të bukura, profesor Rexhep Abazi me shoqëruesit e tij u shoqëruan nga veprimtari i denjët i qështjes kombetare shqiptare profesor Ali Dacin ku dhe iu kthyen një drek tradicionale të asaj ane,e cila la mbresa të veqanta duke shpresuar se edhe në ato pjes të banuara me shqiptar,shqiptaret t'i gëzojnë të gjitha të drejtat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat