Reuters: Targat nga letra pengesë e mëtejshme për një vend të varfër dhe të izoluar

Lajme

Reuters: Targat nga letra pengesë e mëtejshme për një vend të varfër dhe të izoluar

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 18:07
Ilustrim

Veturat të cilat po vazhdojnë të regjistrohen në Kosovë ende po të pajisen me “tabela provuese” prej letre, pasi ende nuk është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese. Për këtë pronarët e makinave janë detyruar të paguajnë nga 15 euro për tu pajisur me targa prej “letre”.

Një artikull të veçantë për këtë dukuri e ka bërë edhe agjencia e lajmeve Reuters, në të thuhet se shoferët kosovarë po përballën më një trazirë në komunikacion, pasi po paguajnë më shumë, por edhe tabelat e letrës janë të pavlefshme jashtë vendit dhe po u krijojnë probleme të vazhdueshme.

“Shoferët nga Kosova janë të frustruar, pasi ky vend dëshiron të ndryshoj targat e automjeteve, por ende administrata nuk ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë përkatëse, ndërsa vozitësit janë të detyruar të vendosin targa nga letra, që janë të pavlefshme për të udhëtuar jashtë vendit”, shkruan Reuters.

Sipas medias në fjalë, rreth 10,000 targa prej letre janë lëshuar, në një vend të vogël siç është Kosovë, me shumicë etnike shqiptarë, e cila u nda nga Serbia në vitin 1999 dhe është fqinjë me Shqipërinë.

“Pengesat e mëtejshme për të udhëtuar janë gjëja e fundit që një vend i varfër dhe i izoluar ka nevojë. Në këtë vend janë 1.8 milion qytetarë dhe shumica dërrmuese punojnë jashtë vendit”, thuhet mes tjerash në artikull.

Qytetarët fajësojnë praktikat korruptive të prokurorimit publik për dështimin e kësaj çështje. Ofertuesit për tenderin e dështuar për prodhimin e targave të reja janë ankuar se ai ishte një proces i errët dhe i parregullt.

Që nga shpallja e pavarësinë në vitin 2008, zhvillimi ekonomik i Kosovës ka qenë i ngadalshëm, ndërsa Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore kanë fajësuar korrupsionin dhe izolimin për rritjen e saj të ngadaltë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat