FSK-së vazhdon operacionet e përbashkëta në ushtrimin “ Reagimi i Menjëhershëm 16” në Slloveni dhe Kroaci

Lajme

FSK-së vazhdon operacionet e përbashkëta në ushtrimin “ Reagimi i Menjëhershëm 16” në Slloveni dhe Kroaci

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 14:49
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh gjatë vitit 2016 po zhvillon operacionet e përbashkëta në kuadër të ushtrimit ,,Reagimi i Menjëhershëm 16’’, ku është përfaqësuar me një kontingjent prej 26 pjesëtarësh, të përbërë nga oficerë të personelit, CIMIC-it , mjekësisë, deminimit (EOD) dhe kërkim- shpëtimit.

Kontingjenti nga Republika e Kosovës, përkatësisht nga FSK-ja,  e udhëhequr nga nënkolonel Fidaim Elshani- komandant i kontingjentit, ka marr pjesë në disa ushtrime të përbashkëta ndërkombëtare së bashku me vendet e NATO-s dhe vendet e rajonit, si: Anglia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, SHBA, Sllovenia dhe Shqipëria.

 FSK-ja në këtë  ushtrim është përfshirë në të gjitha nivelet, duke filluar nga kontrolli i ushtrimit (HICON), oficeri ndërlidhës, Qendra operative e batalionit, Qendra operative taktike, qendrat e bashkëpunimit civilo –ushtarak, e deri tek intervenimet e përbashkëta për eliminimin e  mjeteve të pashpërthyera(EOD-së), kërkim- shpëtimin në male, si dhe evakuim dhe trajtim mjekësor.

Ushtrimi “Reagimi i Menjëhershëm 2016” (IR’16) ka filluar më 09 shtator dhe do të përfundojë më 22 shtator 2016.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat