Ky deputet i Kuvendit të Kosovës, dikur punonte pastrues e kamarier

Lajme

Ky deputet i Kuvendit të Kosovës, dikur punonte pastrues e kamarier

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 09:07
Fisnik Ismaili

E njohim të gjithë si deputetin kontravers i cili bënë ‘zhurmë’  shumë të madhe si në parlament e gjithashtu edhe në rrjetin social Facebook ku është tejet aktiv.

Karrierën e tij Fisniku e ka nisur shumë herët duke kaluar nëpër shumë sfida që i’a servoi jeta pasi që si i ri në vitin 1991 u shpërngul në Londër së bashku me atëkohë me të dashurën e tij Laurën me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Fillimet e tij ishin shumë të vështira pasi që si një i huaj nuk i ofroheshin mundësi më të mira të punësimi.

Mirpo politikani me shumë kënaqsi në emisionin Prive tregon për profesionet e ndryshme të cilat i ka praktikuar në fillimet e tij duke nisur nga kamarier, shitës, pastrues, sigurim nëpër lokale e deri në momentet kur filloi studimet nga ku edhe u diplomua në vitin 1998 në Multimedia.

Pas disa vitesh Fisniku kthehet në vendlindje dhe hap një kompani marketingu ku edhe ideon monumentin e pavarësisë “NEWBORN” me të cilin fitoi çmime të mëdha ndërkombëtare e më i veçanti është “Luani i Artë” në Cannes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat