Pornostarja: Trump më ofroi 10 mijë dollarë për një natë me të

Lajme

Pornostarja: Trump më ofroi 10 mijë dollarë për një natë me të

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 21:49
Donald Trump, Jessica Drake

Aktorja e filmave për të rritur Jessica Drake ka deklaruar se kandidati republikan për President Donald Trump i kishte ofruar asaj 10 mijë dollarë për të kaluar një natë me të.

Nga ana tjetër, Trump ka mohuar deklaratën e saj duke thënë se nuk e njihte fare Jessican dhe madje as që ka interes t'a njohë, transmeton KosovaPress.

Por Jessica tha se ajo dhe Trump ishin takuar 10 vite më parë në një turne golfi në Liqenin Tahoe, ku ai vazhdimisht e ftonte në suitën e tij.

Madje 42-vjeçarja publikoi edhe një foto të saj me Donald Trump.

Trump u betua se nëse bëhej president do të merrte hak ndaj të gjitha padrejtësive që janë bërë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat