Etër e bij: Shikoni veturat e fëmijëve të diktatorëve në Gjenevë

Lajme

Etër e bij: Shikoni veturat e fëmijëve të diktatorëve në Gjenevë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 nëntor 2016 Në ora: 19:06
Vetura

Bëmë baba të të ngjaj, është një shprehje mjaft e përhapur ndër shqiptarë që u shkon për shtati të gjithëve në veçanti fëmijëve të diktatorëve të korruptuar. 3 milion dollarë për Koenigsegg One, që në gjithë botën ka vetëm shtatë ekzemplarë, McLaren P1,  Aston Martin, Bugatti Veyron janë veturat me pronësi të Teodorin Obiang Nguema zv.presidentit të Afrikës Ekuatoriale të ndodhura në aeroportin e Gjenevës. Ai akuzohet për larje parash nga Gjykata Franceze mes viteve 2007 dhe 2011 me vlerë disa dhjetëra milionë euro, shkruan 20min.ch, përcjell botasot.info.

Ai është i biri i 73 vjeçarit, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, që nga 1979 është kryetari i republikës afrikane me 750.000 banorë, por të pasur me naftë. Ai u rizgjodh në këtë detyrë për shtatë vitet e ardhshme në fund të prillit. Megjithatë, i njohur si ndër liderët më të korruptuar në botë gjykata mund të vendosë konfisikimin e gjithë veturave të tij të ndodhura në aeroportin e Gjenevës./Bota sot/

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat